Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish SMT-ja. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar.
Sipas policisë, mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza. Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMW-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
p.c. / ABC24.AL