Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë.
Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës.
Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
j.l./ ABC24.AL