Aksident i rëndë në Fushë Kuqe, përplasen dy makina, humb jetën një 2-vjeçar

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në Fushë-Kuqe ku ka humbur jetën një fëmijë 2-vjeç.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzimin e Fushë Kuqes dhe si pasojë ka ndërruar jetë fëmija i mitur.

Mësohet se në aksident është përfshirë makina që drejtohej nga Endri Toma dhe një tjetër mjet me shofer Albi Rexhepin. Për pasojë kanë mbetur të plagosur Albi Rexhepi dhe pasagjerja Imelda Rexhepi.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me aksidentin në fjalë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu