Bukuroshja Agnesa Vuthaj, ka prezantuar për fansat një fotosesion, të cilin e kishte realizuar në një kohë si kjo një vit më parë.
Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë ari plot shkëlqim, duke vezulluar në dukje.
Ish-“Miss Kosova” u kujdes që të vinte në pah linjat e saj atraktive trupore, duke i theksuar ato në siluetën e fustanit.
Për këtë paraqitje ajo ka bashkëpunuar me stilistin e saj të besuar Festim Isufin, ndërsa ka promovuar linjën e saj të ri të këpucëve nga ‘Agnesa Vuthaj Brand’.
“Lëshoni shkëlqimin tuaj të brendshëm (Fotografi të papublikuara nga Krishtlindjet e kaluara)”, ka shkruar bukuroshja nga Istogu në mbishkrimin e fotografive.
Agnesa Vuthaj përndryshe vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë edhe pas kalimit të kaq shumë viteve që nga koha kur fitoi kurorën e më të bukurës në Kosovë.