Një “cunam” ka përfunduar duke e goditur plotësisht Noël Le Graët. Gjithçka nisi mbrëmjen e së dielës, kur presidenti i Federatës Franceze të Futbollit mori një valë kritikash pas disa deklaratave shumë fatkeqe në RMC për Zidane, të cilat e detyruan të kërkonte falje publike.
Mes një “fuçie baruti” që po tund Francën, telashet nuk pushojnë së shoqëruari Le Graët, flitet për gjoja abuzime se*suale të mbuluara nga FFF, SMS komprometuese…, që kanë përfunduar duke shpërthyer me intervistën e Sonia Souid për media të ndryshme franceze. Një agjente franceze futbolli që përfaqëson emra të mëdhenj, duke filluar nga Amandine Henry tek Kheira Hamraoui.
Agjentja e futbollit, njëra nga ato më me ndikim në futbollin e femrave, theu heshtjen për të denoncuar sjelljen e papërshtatshme të presidentit të FFF në një intervistë për “L’Équipe”: “Në shtator 2014, ai më telefonoi mua.
Më tha se jam brilante si menaxhere, se kam arritur të bëj gjëra të jashtëzakonshme dhe ai dëshiron të më prezantojë me Brigitte Henriques, zyrtaren më të lartë në futbollin e femrave në FFF. Më tha se dëshironte që të takoheshim në apartamentin e tij në Paris.
Ai më tha se e bënte këtë gjë rregullisht, ishte më e leverdishme për të, më konfidenciale të takohej në shtëpi dhe prandaj pranova. Unë isha 28 vjeçe asokohe, një agjente e re, ndërsa ai 72 vjeç, presidenti i FFF. Nuk më ka parë asnjëherë si agjente, por më tepër si karamele, për ta thënë në mënyrë më vulgare, më ka parë si gomaricë me dy gjinj”.
“Mon président me voit comme deux seins et un cul”
L’agente de sportifs Sonia Souid dénonce sur BFMTV des comportements déplacés de Noël Le Graët pic.twitter.com/gj3QZRFRd8
— BFMTV (@BFMTV) January 9, 2023
Agjentja e futbollit të femrave tregon takimin në banesën e Le Graët dhe dy gotat e shampanjës: “Kur arrita atje, pashë dy gota shampanjë të plota. Unë isha duke pritur për Brigitte Henriques, por ajo nuk mbërriti dhe presidenti shtoi: E dini, ne nuk kemi nevojë për të. Nëse jemi të dy mjaft afër, unë mund t’i realizoj idetë e tua. Nuk i preka gotat, kisha frikë se kishte hedhur diçka në to… Kemi dëgjuar kaq shumë histori”.
Përveç kësaj, Sonia Souid u përpoq të shpjegonte edhe për BFMTV takimin me gjoja profesionistin Le Graët, i cili u kthye në një flirt të hapur: “Unë kam marrë një shuplakë të madhe në fytyrë, sepse kam mbi kokë presidentin tim të federatës që më sheh si kompetent. Presidenti im më zhgënjeu.
Për mua , ai duhet të jetë shembull, por nuk ishte i tillë. Ai është shumë joshës. Është një person shumë i sigurt në vetvete, i cili gjithashtu beson se gjithçka lejohet. Kur e dëgjojmë të flasë, kemi përshtypjen se ai është mbreti dhe se federata është mbretëria e tij.
Ai është një person që shkruan pak dhe telefonon shumë. Kam mesazhe zanore dhe disa SMS: A je në dispozicion nesër mbrëma? Në vitin 2017 më mbërriti mesazhi i famshëm prej tij: Sonia, po pi shishen e trete, do të të pres ty ta pimë bashkë të katërtën… Ai donte që t’i bashkohesha pas shishes së tretë. Për një femër që po ndërton veten, që do të bëjë rrugën e saj në këtë profesion, është e tmerrshme”.