Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha po rikthehet më një projekt të ri muzikor.
Kështu ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila prej ditësh ka paralajmëruar këngë përmes rrjeteve sociale.
Adelina në një njoftim të radhës për fansat e saj në Instagram zbuloi se kënga e re e cila është realizuar edhe me klip do të publikohet nesër (23 shkurt).
Foto: Adelina Berisha/Instagram
Krijuesja e hitit “A dalim”, postoi një imazh të shkëputur nga xhirimet e klipi, ndërsa dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive.
“Nesër publikohet kënga dhe videoklip im më i ri, mezi po pres”, ka shkruar Adelina në postim.
Foto: Adelina Berisha/Instagram
Ndërkaq, kujtojmë që kënga e fundit e Adelinës është “Valla” të cilën e lansoi rreth një vit më parë.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja, por padyshim që do të pritet mirë nga fansat e saj.
/abc24.al/