Abuzime me tenderin për shkallët e zjarrfikëses në Durrës, GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët

0
Gjigandi

Apeli i GJKKO-së ka dënuar 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private, pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderin 7 mln lekë për të blerë shkallë zjarrfikëse, të cilat nuk punonin dhe ishin jashtë funksionit.

Me vendimi të formës së prerë, GJKKO ka dënuar Adriatik Velajn me 11 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Artan Tahon me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Gjergj Markola me 10 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Indrit Matmuja me 11 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Riza Sulaj me 11 muaj burg për “falsifikim të vulave”, që të gjithë zyrtarë të Bashkisë Durrës. Gjithashtu me 11 muaj u dënua Patritot Beqiraj Albion Bushi, Lulzime dhe Riza Sulaj.

Lulzime Rami me 8 muaj Elona Rami 1 vit e 4 muaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., të cilët kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ndërkohë, Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 mijë lekë dhe i ndalohet te marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe shoqëritë e tjera me të njëjtin dënim.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu