Abazoviç flet nga samiti i “Open Ballkan”: Shpresoj që në takimin e radhës të mos jemi 5 por 6 shtete

0
Gjigandi

Një fytyrë të re të Ballkanit Perëndimor e ka cilësuar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nismën “Open Balkan”. Gjatë konferencës së përbashkët me liderët e rajonit në Ohër në kuadër të samitit, Abazoviç u shpreh se shpresonte që në takimin e radhës të jenë 6 shtete.

“Do të them përshtypjet e mia. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha temat kanë të bëjnë me standardin e jetës së qytetarëve të rajonit. Kjo është një qasje e re dhe paraqet një kthesë të paimagjinueshme dhe unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë, por 6.

Kjo nismë të ketë gjithnjë edhe më shumë pjesëmarrës. Qytetarët nga të gjithë ne kërkojnë që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim. Kontributi ynë do të jetë i realizuar. Isha nder të madh dhe shpresoj që në raste të tilla do të drejtohemi qytetarëve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Maqedonia e ka arsyetuar rolin e vet në shtet që gjitrhnjë është e hapur. Ju ftoj që gjatë pushimeve të verës të vizitoni Malin e Zi dhe ne në nivel politik do të mbështesim qytetarët”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu