A të bën të lumtur ushqimi?

0
A të bën të lumtur ushqimi?
Gjigandi

Ushqimi dhe Truri – Lidhja e Pashmangshme e Mirëqenies.

Specialistët kanë folur prej kohësh për lidhjen e fortë mes ushqyerjes dhe sëmundjeve si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha.

Së fundmi ata po analizojnë lidhjen që ekziston mes ushqyerjes dhe mirëqenies mendore.

Kjo lidhje në të vërtetë është zbuluar që në mesjetë, atëherë kur ushqimet e shpejta ishin thjesht të paimagjinueshme.

Por nga ana tjetër, qytetërimet e asaj kohe ishin shumë të ndërgjegjshme për rëndësinë e shegës.

RonaTyra

Nëse ndiheshin të trishtuar, konsumonin më shumë ftonj dhe hurma.

Në mungesë të valiumit, ata përdornin sallatën jeshile ndërsa për qetësues zgjidhni çikoren.

Me kalimin e viteve, njerëzimi e humbi lidhjen mes trurit dhe ushqimit.

Ushqimet e Shpejta
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se të rinjtë që hanë ushqime të shpejta më shumë se tre herë në javë përballen me një stres të madh mendor.

Ushqimet e shpejta janë të pasura me yndyrna të ngipura, trans dhe acide omega-6 të cilat provokojnë një inflamacion në organizëm që shkakton ankth dhe depresion.

Studimi zbuloi se ngrënia e një niveli të ulët karbohidratesh dhe të lartë frutash dhe perimesh zbut ankthin dhe depresionin.

Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë që promovojnë prodhimin e serotoninës.

Por ajo që shkaktoi habi në studim është mishi dhe rëndësia për trurin

Mishi dhe humori
Shkencëtarja Lina Begdache nga Nju Jorku thotë se mishi dhe humori janë të lidhura fort në një nivel qelizor.

Triptofani tek mishi është pararendës i serotoninës, ‘agjenti i lumturisë’ që ka zanafillën në tru.

Kjo përbën me të vërtetë çudi sepse karbohidratet janë të rrezikshme, por ato të mishit promovojnë prodhimin e serotoninës.

Studimi arriti në konkluzionin se një regjim ushqimor mesdhetar është i mirë për trurin dhe për trupin.

Sipas Begdache, ky regjim ushqimor përmban të gjithë komponentët e një strukture të shëndetshme të trurit: acide yndyrore të pangopura, mineralet nga drithërat, mishi dhe qumështi, magnezi nga barishtet dhe vitaminat B,C dhe E nga frutat, perimet dhe produktet e bylmetit.

Sipas Begdache, lidhja mes humorit dhe ushqimit është individuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu