A ndikon Hëna në emocionet tona?

0
Gjigandi

Shumë njerëz janë të lidhur shumë ngusht me hënën, madje ka nga ata që bëjnë edhe “biseda” me hënën ose dashurin që kanë për hënën shpesh e shprehin me tatuazhe ose gjëra të tjera .

Po në rast se je kaq i  lidhur emocionalish me hënën, a ndikon hëna në gjendjen tuaj emocionale  egzistojnë dy teori për ti dhënë shpjegim :

E para dhe më e njohura lidhet me fuqinë e hënës për të ndikuar në batica. Sipas kësaj teorie, hëna ndikon në ujin që ndodhet në trupin dhe trurin tonë me forcën e saj gravitacionale, duke ndryshuar funksionimin e tij në të njëjtën mënyrë që tërheq ujin në dete gjatë cikleve të baticës. Megjithatë, graviteti i hënës duket se interesohet vetëm për oqeanet dhe jo për trupat e vegjël të ujit që gjenden në organet tona.

Teoria e dytë është më bindëse. Ajo lidhet me dritën e emetuar nga hëna (e reflektuar nga dielli, në vend të emetuar, për të qenë të saktë), e njëjta dritë që ka frymëzuar poetët gjatë shekujve. Në kohët e vjetra, azilet ndërtoheshin zakonisht në fshat ose në periferi të qyteteve, ku deri në ardhjen e dritës artificiale, natën mbretëronte errësira totale. Sigurisht, nëse nuk kishte hënë të plotë. Drita e hënës së plotë, shumë kohë përpara se të shpikeshin trajtimet efektive psikiatrike, do t’i inkurajonte banorët në azil të qëndronin zgjuar, duke ua hequr gjumin dhe duke dekompensuar gjendjen e brishtë mendore. Është shqetësuese të lexosh se në disa azile, banorët ishin lidhur me zinxhirë në mur gjatë fazës së hënës së plotë për t’i parandaluar ata të sulmonin njëri-tjetrin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu