A mund të kalojë vërtetë jeta para syve në çastet e fundit? Ja çfarë thotë studimi

0
Gjigandi

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “kur jeta të kalon para syve”, që na sjell në mend pyetjen nëse kjo është e vërtetë apo jo. Së fundmi, një ekip shkencëtarësh u mblodhën gjatë hulumtimit mbi një pacient 87-vjeçar i cili kishte epilepsi. Gjatë imazherisë neurologjike, pacienti ka pësuar sulm në zemër dhe siç theksohet në studim, ka treguar aktivitete të papritura të trurit i cili vdes.

U zbulua se në 30 sekondat e fundit “para dhe pas”, valët e trurit të këtij njeriu dyshohet se shfaqnin të njëjtin aktivitet si gjatë gjumit, ose duke rikujtuar kujtimet. Aktiviteti i trurit si ky mund të sugjerojë se shfaqja përfundimtare e jetës është potencialisht e mundur në momentet e fundit, sipas ekipit të studiuesve, botuar në ‘Frontiers in Aging Neuroscience’.

Dr. Ajmal Zemmar, një bashkautor i studimit, tha se ekipi i tij kishte hasur në imazhin e parë të një truri që po vdiste, sipas BBC. Ai u shpreh:

“Kjo ndodhi krejtësisht rastësisht, ne nuk kishim planifikuar të bënim këtë eksperiment apo të regjistronim këto sinjale. Nëse do të mund të hidhesha në realitetin filozofik të gjithçkaje, do të spekuloja se nëse truri do të kishte një rikthim, ndoshta do t’ju kujtonte kohët e mira, sesa gjërat e këqija. Por ajo që është ruajtur, do të ishte e ndryshme për çdo person”.

Dr. Zemmar, neurokirurg në Universitetin e Louisville, tha se 30 sekonda para se zemra e pacientit të ndalonte së pompuari gjak në tru, valët e trurit të tij ndiqnin të njëjtin ritëm si kur kryejmë detyra kognjitive, si: përqendrimi, ëndërrimi ose kujtimet. Sipas tij, kjo vazhdoi për 30 sekonda pasi zemra pushoi së rrahuri, pika në të cilën shpallet vdekja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu