A ka bërë operacione plastike? Juliana e Big Brother Vip Kosova zbulon gjithçka

0
Gjigandi

Në bisedë me banoren tjetër Gigliolën, Juli zbuloi se ka zmadhuar gjoksin.

Ndërhyrjen estetike e ka kryer në Finlandë dhe thotë se i kushtoi goxha shtrenjtë edhe pse me zbritje ‘Pagova super shtrenjtë “Kam punuar asistente në spital për kirurgji plastike dhe e kam parë sa bukur i bën doktori në Finlandë dhe i kam bërë. Por kam paguar super shumë”, ka treguar Xhuli.

Para se ajo të futej në Big Brother VIP Kosova? Xhuli në vitin 2010 kishte kaluar një periudhë jo shumë të lehtë në jetën e saj.

Asaj i ishte publikuar një video intime, ku gjatë asaj kohe, Xhuli është shprehur se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Banorja e Big Brotherit gjithashtu ka treguar edhe si e kanë përjetuar prindërit e saj një situatë të tillë.

“Besoj shumë keq, sepse nuk kemi fol shumë për këtë gjë, sepse është një periudhë për të cilën prindërit nuk dëshirojnë të flasin, sepse e di që janë lënduar shumë, nuk janë lënduar vetëm se vajza e tyre ishte në momente shumë të vështira, por ishin lënduar edhe nga fisi, nga rrethi, me fjalët”, është shprehur ajo në një intervistë të para pak mujsh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu