Dje në emisionin “Opinion”, tema e ndërtimeve në Tiranë e ka çuar debatin edhe mbi çmimet e apartamenteve dhe nëse një çift i ri ka mundësi të blejë një shtëpi në një nga zonat e kryeqytetit.
Gazetari i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha, i cili është edhe investitor në biznesin e imobiliareve në Tiranë, është shprehur se në fakt, në Tiranë ka mundësi të blihen shtëpi me 35-40 mijë euro. Ai solli si shembull zonën e Astirit. Shakohoxha shtoi se deklaratat se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë shumë të larta janë abuzive për qëllime politike. “Është abuzim politik. Të gjithë ata që duan të blejnë shtëpi e dinë se një shtëpi sot, po të shkosh në çdo zyrë të “Century 21”, mund ta gjejnë me 35 mijë euro. Ka sa të duash shtëpi me këtë çmim në Farkë, në Astir. Shtëpi me 450 euro metri katror ka në Astir”, tha Shakohoxha.
Deklarata e Shakohoxhës shkaktoi habi te drejtuesi i emisionit, por në fakt, Shakohoxha duket se ka thënë në vërtetën. Mjafton një kontroll i thjeshtë në internet në faqet e agjencive imobiliare që shesin shtëpi në Tiranë dhe lehtësisht gjen apartamente që shiten në vlerat 35-40 mijë euro.
“Shitet apartament me hipoteke, 1+1 në zonën e Astirit. Apartamenti ndodhet në katin e tretë të një pallati 8 katësh, me ashensor. Sipërfaqja e përgjithshme 70.6 m2, e mobiluar. Apartamenti ka holl bashkë me kuzhinën, dhomë gjumi, ballkon, tualet. Orientimi Jug-Perëndim. Çmimi 40 000 euro i diskutueshëm. Për më tepër na kontaktoni CENTURY 21 AVENUE”, thuhet në një prej njoftimeve.
https://www.century21albania.com/property/88353/shitet-apartament-1-1-ne-astir-solution-5375.html?fbclid=IwAR0GMX7TZfYL7slmxTzGAsQ96gzO3BATbHy0EVPzPOUVrpg_coTlLy0vk98