Mjekja Aurora Meta Dollenberg thotë se virusi i ri që po qarkullon është një variant i COVID
“Ne, variantin B që tani dominon në Amerikë e kemi tashmë në popullatën evropiane, kështu që ata që infektohen me këto subvariantet B të koronavirusit në Evropë e kalojnë këtë si një grip të zakonshëm dhe nuk kanë as raste vdekje dhe as komplikacione pas infektimit,” u shpreh Meta Dollenberg, në një intervistë për Euronews.
Sipas saj, deri më tani Evropa është në një zonë të sigurt, pavarësisht se infektueshmëria është shumë e lartë.
“Pra, transmetohen shpejt, por nuk kërcënon’ë jetën,” është shprehur më tej Meta Dollenberg.