Një burrë në Xhamajka e mori çmimin e tij të lotarisë, që shkonte në 95 milionë dollarë, i veshur si personazhi i famshëm i Luftës së Yjeve, Darth Vader.
Sipas Jamaica Gleaner, burri që u identifikua vetëm si “W. Brown”, kishte zgjedhur të shkonte i veshur në këtë mënyrë për të mbrojtur sigurinë e tij dhe atë të pasurisë së porsagjetur. Fituesi i lotarisë, sipas Simone Clarke-Cooper, zëvendëskryetar i Grupit të Komunikimeve në Supreme Ventures Limited, nuk ka faj që ruhet kaq shumë.
Clarke-Cooper i tha Daily Star se nuk është e pazakontë që individët të mos e tregojnë identitetin e tyre në raste të tilla, sidomos në zona me kriminalitet të lartë.
“Fatkeqësisht, Xhamajka nuk është si tregjet e tjera ku nuk ke patjetër nevojë të fshehësh identitetin. Ne nuk kemi ndërmend t’u themi njerëzve të ndryshojnë sjellje kur vijnë të tërheqin çmimin”, u shpreh zyrtari. Ai shtoi se fituesit zakonisht vijnë me maskat e tyre, e madje janë shumë krijues. Dy vjet më parë, një tjetër banor i Xhamajkës që fitoi çmimin e 180 milionë dollarëve në Super Lotto, erdhi i maskuar si një emoji i buzëqeshur.
Burimi: top-channel.tv