8 raste me INFARKTE, në ditë/ Kardiologu i QSUT vë alarmin: Kujdes me dehidratimin

0
Gjigandi

Vetëm në shërbimin e kardiolologjisë në QSUT paraqiten çdo ditë mesatarisht deri në 8 raste me infarkte të miokraditit. Infarktet e miokraditit hasen më shumë te meshkujt e moshës 45 vjeç e lart dhe te femat 55-vjeç.

Stina e verës për shkak të temperaturave të larta, cilësohet si problematike për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, apo edhe atyre që gëzojnë shëndet të plotë. Një ndër rreziqet kryesore të shëndetit, gjatë stinës së nxehtë është edhe infarkti i miokardit. I konsideruar si një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve, infarkti i miokardit ka rrezikshmëri shumë lartë për jetën, pasi lidhet me një organet më delikat të trupit të njeriut, siç është zemra.

Mjeku i njohur kardiolog në QSUT-së Taulant Gishto, në një intervistë për Abc24.al, tha se infarkti është një sëmundje kërcënuese për jetën. Gishto shpjegon se infarkti i miokardit është një aksident kardiovaskular që vjen nga mbyllja e menjëhershme e një ene kryesore apo dytësore në zemër. Alarmante mbetet fakti që çdo ditë paraqiten deri në 8 raste me infarkte në  QSUT. Një shifër e lartë që predispozohet më tepër nga stina që ne ndodhemi.

Gjithashtu ai ka theksuar se shenjë kryesore e infarktit është një dhimbje gjoksi e fortë shtrënguese e përhapur në kraharor, shpatull e cila shpeshherë merr krahun dhe gishtat.

Intervista e plotë- Taulant Gishto, mjek në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

RonaTyra
  1. Çfarë e shkakton infarktin e miokardit?

Infarkti akut i miokardit është një aksident kardiovaskular që shpeshherë paraqitet si forma e parë e sëmundjes.

2. Çfarë është infarkti e miokardit?

Është një sëmundje jetë kërcënuese që vjen nga mbyllja e menjëhershme e një ene kryesore apo dytësore në zemër.

3. Cilat janë shenjat e tij?

Shenja prezantuese kryesore e infarktit është një dhimbje gjoksi e fortë shtrënguese e përhapur ne kraharor, shpatull e cila shpeshherë merr krahun dhe gishtat.

4. A ndikojnë sëmundjet e tjera shoqëruese për të rritur rrezikshmërinë për infarkt?

Pacientet me te rrezikuar janë ata me diabet, hipertension, çrregullime të yndyrave në gjak të cilët kanë një predispozicion gjenetik për sëmundje kardiovaskulare.

Përmirësimi i stilit të jetesës ul drastikisht rriskun për aksidente kardio vaskulare.

5. Sa raste me infarkte paraqiten pran QSUT

Mesatarisht çdo dite paraqiten 6-8 raste ne QSUT.

Me te predispozuara janë moshat mbi 45 vjeç për meshkujt dhe mbi 55 për femrat por përjashtimet nga rregulli janë të shumta.

6. Si mund të parandalojmë infarktin?

Parandalimi me i mire është nëpërmjet përmirësimit të stilit të jetesës dhe kontrolleve rutine tek kardiologu.

Përmirësimi i stilit të jetesës nënkupton mbajtjen e një peshe optimale, jetë hipokalorike me pak kripëra dhe yndyrna shtazore, mbajtjen e vlerave normale të sheqerit dhe yndyrave në gjak, ecjen mbi 5 km në ditë me hap të shpejtë./Priza.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu