Gratë dhe vajzat në të gjithë botën më “8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për brazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.
Instalacioni “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina është pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Këpucët janë një formë për të paraqitur mungesën e viktimave, ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhur .
Studentet e fakultetit të Shkencave sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit. Ato kërkojnë barazi gjinore.
“Tetë orë në këmbë, student dhe punëtor. A të fle gjumë, at shkoj në shkollë”, është një nga thirrjet e tyre.