“72 orë në paraburgim” Henri Çili tregon ndjesitë e tij prapa hekurave

0
Gjigandi

Botuesi Henri Çili ka folur për herë të parë mbi ndjesitë e tij në qeli dhe se çfarë ka menduar pasi policia e prangosi dhe e akuzoi për disa vepra të rënda penale.

I ftuar në emisionin “Open”, Çili u shpreh se kur e arrestuan nuk ia kishte idenë se për çfarë akuzohej.

PJESË NGA EMISIONI “OPEN”

Eni Vasili: Si i kalove ato orë?

Henri Çili: S’më kishte vajtur mendja se do ndodhte diçka e tillë. 72 orë në parabugrim kaluan me ndjesinë e pafajsisë dhe me kuriozitetin për të kuptuar se me çfarë provash akuzohesha. Në Përmet kam qënë vetëm një herë në 2014. Isha duke shkuar për në shtëpi dhe më çojnë në Komisariat. Më kontrolluan zyrën dhe banesën. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 8 deri në 12 të darkës. Akuzohem për 4 ose 5 akuza.

RonaTyra

Eni Vasili: Çfarë iu kërkonin në shtëpi?

Henri Çili: Nuk e kam idenë.

Eni Vasili: Gjatë orëve të kontrollit ky ishit?

Henri Çili: I pranishëm. Atë natë u nisëm në Gjirokastër dhe rreth orës 8 të mëngjesit na u vu në dispozicion urdhëri i Prokurorit.

Eni Vasili: Roli i kunatit?

Henri Çili: Kam dhuruar, ndihmuar, këshilluar në dell privat. Nuk jam përfshirë në veprimtari të paligjshme, aq më pak me personin në fjalë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu