“65 mln euro nga pasuritë e bllokuara, rritje dënimi për akuzën e pastrimit të parave”

0
Gjigandi

Qeveria është e anagazhuar për t’i dhënë fund pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ketë deklaroi Minsitrja e Financave dhe Ekonomisë në një dalje për mediat pas publikimit të raportit të Task Forca Financiare e MONEYVAL, ku Shqipëria rezulton sërish në listën gri të pastrimit të parave.

Anila Denaj tha se është hartuar një plan veprimi që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga kjo listë.

“Duhet rritje dënimi për akuzën ‘pastrim parash’. Shqipëria ka shënuar progres duke u ngritur në vlerësim për 6 rekomandime. Deri më tani janë 65 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara. Po ashtu ka dhe një rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve për bllokimin e pasurive të krimit. Paralelisht në vend ka filluar puna për ngritjen e dy regjistrave të ri themelor, një për pronarët përfitues, të personave juridik, si dhe tjetri të regjistrit kombëtar të llogarive.

Këto regjistra do ti shërbejnë jo vetëm agjencisë të zbatimit të ligjit por edhe atyre të inteligjincës, por edhe organeve tona tatimore dhe doganore. Në bashkëpunim të ngusht me grupet e Task Forca Financiare është hartuar një plan veprimi i qartë që duhet të përmbushet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që vendi të dalë nga lista e vendeve në monitorim. Kujtojmë se në të njëjtin proces kanë kaluar edhe vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Bosnjë-Hercegovina, dhe po kalon sëbashku me ne edhe vende si Islanda. Në rastin e Serbisë për një periudhë 18 mujore përpjekja dhe bashkvëprimi me planin e punës dhe grupet teknike realizuan daljen nga ky proces monitorimi”.

RonaTyra

Për të dalë nga lista e monitorimit Ministrja rënditi një sër masash që janë marrë.

“Qeveria është e angazhuar në përpjektjet për të luftuar fundin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Pranoj në vullnetin tim të plotë se ky angazhim do të jetë edhe më i lartë gjatë vitit 2020. Kemi në fokus disa prioritete. Së pari kryerja e një analize të thellë për këtë problem; Trajtim në kohë të ankesave; Krijimin e mekanizim për luftën ndaj këtij fenomeni; Vendosjen në dispozicion të informacioneve. Si dhe rritje e numrit të sekuestrimit dhe konfiskim të parave që vijnë nga aktivitet kriminal”.

FJALA E PLOTE E DENAJ

Në kuadër të transparencës dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe median, në vijim të Seancës Plenare të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF), Shqipëria ka marrë vlerësimet e rradhës në kuadër të angazhimit të vazhduar kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Shqipëria është vlerësuar në 2018 nga Komiteti MONEYVAL i Këshillit të Evropës dhe strukturat e Monitorimit, në lidhje me përputhshmërinë me Standardet e FATF,
• 40 rekomandimet teknike, për kornizën ligjore dhe
• 11 rezultatet immediate, për efektivitetin e sistemit.
Nga ky vlerësim vendi ynë mori një rezultat të mirë për pjesën teknike, mirëpo jo në nivelin e duhur për pjesën e efektivitetit të sistemit, duke kaluar kështu automatikisht në periudhë monitorimi paraprak 1 vjeçar.
Në fund të 2019, Progresi i Shqipërisë gjatë periudhës së monitorimit, ashtu si u bë publike më herët nga Moneyval, në datë 20 janar, mori vlerësime pozitive në aspektin e kornizës ligjore:
• Ndryshimet ligjore që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë pas raportit të 5-të të Moneyval në Shtator 2018, lidhen me 5 ligje të rëndësishme, të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë përgjatë vitit 2019 si dhe nga disa ndryshime të rregulloreve dhe procedurave të institucioneve mbikëqyrëse.
Këto ndryshime ligjore kanë adresuar mangësitë teknike dhe përmirësuar legjislacionin në luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
• Në raportin e fundit të publikuar nga organi monitorues i Këshillit të Evropës, MONEYVAL, Shqipëria ka shënuar progres duke u rritur në vlerësim për 6 rekomandime në krahasim me vlerësimin e vitit 2018.

Në aspektin e efektivitetit, për të cilin Shqipëria ka raportuar tek strukturat e FATF, mund të përmendim disa rezultate të rëndësishme:

• Mbikqyrja e njësive raportuese si prioritet gjatë viteve 2018-2019: Janë kryer 471 inspektime nga DPPPP, BSH dhe AMF
• Deklarimet e gjendjes monetare “cash” në kufi janë rritur me 17% në vitin 2019.
• Janë kryer 2063 kontrolle në kufi në Janar-Shtator 2019 me 4.7 million Euro të sekuestruara.
• Gjatë viteve 2018 – 2019: Rreth 60.5 milion Euro asete të sekuestruara nga hetimet për Pastrim të Parave; dhe Rreth 74 milion Euro asete të sekuestruara nga hetimet e grupeve kriminale, përmes “ligjit anti-mafia”;
• 327 Letër Porosi janë dërguar lidhur me Pastrimin e Parave gjatë 2018-2019
• Gjatë viteve 2017-2019, 74 raste janë dërguar në gjykatë për hetim kundër Pastrimit të Parave, më shumë se të gjithë cështet në 10 vitet e fundit.
• Duhet të nënvizojmë se është garantuar bashkëpunim i vazhdueshëm dhe thelbësor me çdo vend për shkëmbimin e ndërsjelltë të informacionit mbi transaksionet e dyshimta. Rezultati imediat që lidhet me përdorimin e analizës financiare për fillimin e hetimeve pasurore është vlerësuar me rezultat pozitiv efektshmërie.
• Gjithashtu sistemi financiar, si një instrument parandalues është vlerësuar me rezultat pozitiv përputhshmërie,– tregues ky – që subjektet tona kryesore financiare kanë realizuar me sukses politikat raportuese në bazë të investimit ndër vite në rritjen e funksionit të përputhshmërisë me legjislacionin e fushës së parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Nga shqyrtimi i detajuar i rekomandimeve më të fundit të FATF për përmirësim të mëtejshëm gjatë 2020-2021, është e qartë se mangësitë më thelbësore të konstatuara ju përkasin organeve jashtë Ekzekutivit. Në fokus të efektivitetit janë 2 fusha (rezultate imediate) që lidhen kryesisht me efikasitetin e sistemit të drejtësisë (Prokurori dhe Gjykata). Në veçanti vëmendje e shtuar kërkohet;
• në lidhje me domosdoshmërinë e rritjes së dënimeve për pastrim të paravë nga sistemi gjyqësor, sidomos të rasteve të denoncuara dhe raportuara nga institucionet për transaksione me klasifikim të nivelit të lartë risku dhe të kryer nga profesionistë apo persona të tretë të lidhur me organizata kriminale;
• si edhe rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve përfundimtare të pasurive të krimit.

Reforma unike e drejtësisë, që po kryen Shqipëria do të sjellë rezultatet e saj të prekshme në luftën kundër përpjekjeve për pastrim parash të të gjitha llojeve si edhe rritjen e konfiskimeve të pronave që rrjedhin nga të ardhurat kriminale.

Qeveria Shqiptare, është mbështetësja kryesore për reformën në drejtësi si dhe legjislacionin e posaçëm për goditjen e pasurive të krimit. Operacioni Forca e Ligjit, është shëmbull i angazhimit të Qeverisë dhe punës që tashmë ka filluar.
Paralelisht, në vend ka filluar puna për ngritjen e 2 regjistrave të ri themelor, një për pronarët përfitues të personave juridik si dhe tjetri për regjistrin kombëtar të llogarive – regjistra që do ti shërbejnë jo vetëm agjencive të zbatimit të ligjit dhe atyre të inteligjencës, por edhe organeve tona tatimore dhe doganore.
Në bashkepunim të ngushte me grupet teknike të FATF është hartuar një plan veprimi i qartë që duhet të përmbushet sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që vendi të dalë nga lista e vendeve në monitorim.
Kujtojmë se të njejtin proces kane kaluar edhe vende të tjera të rajonit si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe po e kalojmë së bashku me ne vende si Islanda.
Në fjalën time në zhvillimet e Seancës Plenare të FATF theksova angazhimin e vazhduar që Qeveria ka treguar në përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Shpreha vullnetin e plotë politik se ky angazhim do të jetë edhe më i lartë gjatë vitit 2020, për të siguruar plotësimin në kohë të hapave të përcaktuar në Planin e Veprimit.
Sot, Qeveria Shqiptare po zbaton Reformën për Fiskalizimin, e cila ka filluar me miratimin e ligjit të ri, që synon uljen e ekonomisë informale. Revolucioni Digjital dhe investimet në digjitalizimin e administratës shtetërore do të jenë gjithashtu në mbështetje të kërkesve të monitorimit të shtuar.

Ndërkohë institucionet e varësisë së MFE, por jo vetëm, si Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë kryer analizat e risqeve për OJFtë dhe do të kryejnë analiza të thelluara edhe për sektorë të caktuar të tregut.
Qeveria do të mbështesë nevojat financiare për këto veprime.
E rëndësishme është edhe mbështetja dhe asistenca teknike e siguruar për këtë proces. Me këtë mbështetje dhe bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë për të zbatuar planin e saj të veprimit, përfshirë edhe:

  1. kryerjen e një analize shtesë të thelluar për rreziqet nga pastrami i parave dhe për të mundësuar forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional;
  2. përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjelltë;
  3. krijimin e mekanizmave efektive për zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit kriminal në ekonomi, përfshirë zgjerimin dhe forcimin e kompetencave të autoriteteve për të ndërmarrë veprimet e nevojshme;
  4. vendosjen në dispozicion të informacioneve të sakta dhe të përditësuara të pronarëve fundorë në mënyrë periodike;
  5. rritja e numrit dhe përmirësimin e ndjekjeve penale dhe konfiskimeve nga pastrimi i parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë shkelje të njohura nga vendet e tjera ose pastrim të parave nga palë të treta;
  6. përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare, veçanërisht përmes mbikëqyrjes së shtuar.
    Realizimi i masave te parashikuara në këtë plan veprimi do të jetë prioritet ndërinstitucional për të cilin llogaridhënia në të gjitha nivelet do të kërkohet dhe garantohet.
    Grupet e punës, si ai në nivel teknik ashtu edhe në nivel titullarësh, janë ngritur posacërisht për të siguruar ndjekje rigoroze dhe raportim periodik dhe të detajuar.
    Komunikimi ynë në lidhje me këtë proces do të jetë i vazhdueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu