62 mijë litra naftë kontrabandë, lihet në burg gjithë ekuipazhi i anijes libaneze

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg të gjithë ekuipazhin e anijes libaneze të cilët u arrestuan për kontrabandë nafte.

Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Muhamed Arafe, 48 vjeç, Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nwegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç, Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe Adil Badawi, 55 vjeç

Më 13 Janar në Durrës në kuadër të operacionit të koduar Geni, u arrestuan 13 persona ndërsa u sekuestruan 62.000 litra naftë të kontrabanduara, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.

Në operacion u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare.

Si rezultat i koordinimit të shërbimeve u bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin këtë veprimtari të kundërligjshme, në det.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu