4 hapa për të rritur ndjeshmërinë

0
Gjigandi

Empatia na lejon të futemi në këpucët e dikujt tjetër dhe të kuptojmë se si mund të ndihen ata në situate të caktuara. Është një aftësi që të gjithë duhet ta kenë, pasi aftësia për t’u lidhur me të tjerët shmangë konfliktet dhe përmirëson marrëdhëniet. Sigurisht, disa njerëz natyrisht kanë më shumë ndjeshmëri se të tjerët për shkak të gjenetikës, edukimit dhe përvojave të jetës. Megjithatë, kjo mungesë nuk do të thotë që nuk mund të mësoni të bëheni më empatik në të ardhmën.

Ne kemi përgatitur një listë prej 4 hapave, të cilët do t’ju ndihmojnë ta rritni ndjeshmërinë.

1 – Së pari, duhet të keni ndjeshmëri për veten tuaj

Përpara se të kuptoni njerëzit e tjerë, duhet të njihni dhe pranoni veten. Jeta vepron si një pasqyrë, kështu që ajo që ne perceptojmë tek të tjerët pasqyron botën tonë të brendshme. Pra, nëse vërtet dëshironi të bëheni më empatikë, filloni me personin në pasqyrë. Falni veten për çdo gabim që keni bërë në të kaluarën. moment. Nëse ju mbërrini që sinqerisht ta falni vetën, atëherë do të jeni gati të falni dhe të tjerët.

Lexo edhe këtë “Ana e errët e atyre që janë empatik”

RonaTyra

2 – Dëgjoni me vëmendje

Për këtë hap, është e rëndësishme të qetësoni mendjen tuaj në mënyrë që dialogu juaj i brendshëm të mos pengojë ndërsa dëgjoni të tjerët. Kur nuk e stërvitni mendjen,ju nuk mund të përqëndroheni mjaftueshëm. Për këtë ju sugjerojmë që të meditoni, sepse meditimi si praktikë, arrinë të bashkojë mendjen dhe trupin.

3 – Hape zemrën

Të tregosh ndjeshmëri nuk ka të bëjë vetëm me dëgjimin aktiv të të tjerëve kur flasin. Kryesisht përfshin ndjenjën, e cila vjen nga zemra. Megjithatë, nuk ka një formulë apo manual udhëzimi për të hapur zemrën tuaj, sepse ajo duhet të vijë nga brenda jush. Ju duhet të ndjeni një dëshirë të fortë për të ndihmuar të tjerët dhe të filloni t’i shihni njerëzit e tjerë si një pjesë tuajen. Edhe në këtë pikë meditimi ju ndihmon të zhvilloni dhembshuri dhe dashuri të pakushtëzuar për çdo njeri.

4 – Jini aktiv në komunitet, bëni punë vullnetare

Një nga mënyrat më të mira për të rritur ndjeshmërinë tuaj është të dilni vullnetar ose të ndihmoni të tjerët pa kërkuar asgjë në këmbim. Kaloni disa orë në fundjavë si vullnetarë në organizata bamirëse apo bashkohuni në aktivitete që ndihmojnë personat me nevoja të vecanta. Kështu do të shihni se problemet tuaja nuk janë aspak të mëdha, krahas asaj që përjetojnë kategori të caktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu