Gjatë këtij viti është rritur numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19.
Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.
Në mesin e pacientëve të hospitalizuar sot janë edhe 4 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë.
Ndërsa, 3 gra janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga Covid-19, po trajtohen 124 pacientë. 120 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të negativizuar. Me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë”,
thuhet nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.