Këto janë arsyet që shpjegojnë pse femrat i zë alkooli më shpejt se meshkujt:
1.Studimet tregojnë se femrat kanë më pak ujë në trupat e tyre. Kjo rezulton në përqendrimin më të lartë të gjakut te femrat sesa te meshkujt për një sasi të caktuar alkooli.
2.Femrat kanë tendencë të kenë mëlçi më të vogël se meshkujt, dhe kjo e bën femrën më të prekshme ndaj dëmtimit të mëlçisë nga alkooli në krahasim me meshkujt.
3.Femrat e absorbojnë alkoolin më shpejt se meshkujt dhe gjithashtu priren për ta “shpërbërë” atë më shpejt, që do të thotë se nënprodukte të dëmshme të alkoolit janë krijuar në trup më shpejt.
4.Femrat zakonisht kanë më shumë yndyrë në trup sesa meshkujt dhe alkooli nuk është i absorbuar në indin yndyror. Kjo rezulton në përqendrimin më të lartë të alkoolit në gjak te femrat sesa te meshkujt për një sasi të caktuar alkooli.
Pavarësisht këtyre diferencave, në nivele të ulëta të konsumimit të alkoolit ekziston një diferencë e vogël ndërmjet meshkujve dhe femrave në lidhje me pasojat e varësisë ndaj alkoolit.