30 lëkundje tërmeti në 24 orë në Shqipëri, më e forta 4,7 rihter

0
Gjigandi

Në 24 orët e fundit, duke nisur nga mbrëmja e djeshme ku rreth orës 22.37 u regjistrua një tërmet me magnitudë 4,7 i shkallës rihter, janë shënuar afro 30 lëkundje me magnitudë 2, të shkallës rihter, pa shkaktuar dëme.

Sipas sizmiologëve, epiqendra e tërmetit u regjistrua në fshatin Xibër të Klosit, 24 kilometra nga kryeqyteti.

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit shkaktuan dëmtime të lehta në mbi 20 banesa në zonën e Klosit, ndërsa fatmirësisht, nuk pati raportime për persona të lënduar.

Tërmeti i parë, i cili u regjistrua në orën 22:37 të mbrëmjes së të dielës, fillimisht u raportua me magnitudë 5,24 rihter nga Qendra Europiane e Sizmologjisë, por më pas u saktësua në 4,7 i shkallës rihter.

Vetëm pak minuta nga tërmeti i fortë, një tjetër lëkundje me magnitudë 4,1 rihter.

RonaTyra

Sizmologët thonë se zona do të jetë aktive për disa kohë deri në çlirimin e plotë të energjisë.

Këtë periudhë i gjithë rajoni është përfshirë nga një valë tërmetesh dhe sipas sizmologëve tashmë kemi hyrë në dhjetëvjeçarin me aktivitet të shtuar sizmik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu