Artisti i njohur nga Ferizaj, 2Ton, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
“Telefono” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe vija melodike është realizuar nga vet reperi, kurse për muzikën është përkujdesur Sardi Mneri.
2Ton (Foto: YouTube)
Për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Monkey Music, me aranzhment të Deyzoh.
Videoja ndërkohë iu besua produksionit “N’Pik Creative”.
Duke qenë se projektet e tij marrin miliona, besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë.
2Ton po vazhdon të jetë besnik ndaj zhanrit dhe stilit muzikor që nga fillimi i karrierës.
/abc24.al/