Artistët shqiptarë, 2Ton dhe Blleki, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Dyshja e famshme e skenës shqiptare lajmin e bënë të ditur në një postim të shpërndarë në Instagram.
Ata tutje për fansat kanë zbuluar se kënga e tyre do të lansohet më 4 maj (e mërkurë).
“04.05”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë 2Ton.
Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë bashkëpunim.
Kjo është hera e parë që artistët po sjellin një duet bashkë, por besohet që do të pritet mirë nga publiku.
Do shohim në vazhdim se çfarë gjegjësisht kanë përgatitur këngëtarët e njohur.
/abc24.al/