25 të infektuar me Covid dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit

0
Gjigandi

27 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë në 575 testime, ndërsa 27 të tjerë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirusi, ndërkohë që në në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 175 qytetarë aktivë me Covid19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 575 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në Bashkitë:

RonaTyra

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Dibër, Roskovec, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë.

O.J/DITA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu