237 pasagjerë u rrezikuan në anijen e përfshirë në flakë, tymi pushtoi dhe zonën shqiptare

0
237 pasagjerë u rrezikuan në anijen e përfshirë në flakë, tymi pushtoi dhe zonën shqiptare
Gjigandi

Këto janë pamjet e linjës së tragetit Greqi-Itali në flakë. Anija me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit është përfshirë në flakë në orën 4.30 të mëngjesit. Pasi ka rënë alarmi në anije ka nisur evakuimi i pasagjerëve.

Deri tani janë zbarkuar 242 persona të cilët pritet të transferohen në Korfuz.

Sipas informacioneve, kapiteni i anijes bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë mbledhur nga anijet lundruese, mjete lundruese të portit dhe rojet bregdetare italiane.

Vetëm një pasagjer ka  probleme të frymëmarrjen. Sipas ERT, zjarri ka nisur nga kuverta e 3-të, ku ishin parkuar kamionët.

Një banor i Korfuzit, ka përshkruar se tymi i zi ka mbuluar një zonë të madhe të Shqipërisë dhe Korfuzit, megjithatë flakët nuk duken më dhe konstaton se zjarri është shuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu