21 janari/ Mark Nika: Kasetën ia dhashë unë Artan Hoxhës, nuk e dorëzoj në prokurori!

0
Gjigandi

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili u vra më 21 janar është shprehur se që prej muajit korrik 2022 ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata qëlluan me armë drejt protestuesve.

Nika thotë se e ka audio-përgjim por, sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, Mark Nika bën me dije se është ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha.

“E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kompetencë e SPAK pa tërheqë çështjen. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar audio-përgjimin. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin.

Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. Të merret vetëm nga SPAK-u. E kemi pasur që në fund të muajit korrik të 2022. Kujt ja japim ne atë! S’kemi besim te askush. Është e paminupuluar ka përputhej zëri me veprimet objektive që janë kthyer në terren. Urdhri dhe qëllimi me automatik. Këto kërkojnë që çështjen ta mbyllin”, tha Nika.

Prokuroria e Tiranës ende po heton si vrasje pa autor rastin e humbjes së jetës së Aleks Nikës më 21 janar, pasi në ndryshim nga vrasjet e tjera që u gjykuan si vdekje nga pakujdesia, për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën nuk ka ende një autor. Për këtë ngjarje, Mark Nika thotë se SPAK duhet të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu