Një avokat është ndaluar në Fier për të cilin Faxweb mëson së quhet Klaudio Xhymerti dhe që ka edhe precedentë të mpërshëm penal.
30-vjeçari është ndaluar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 08.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, Xhyrmeti nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që
Ndalimi I tij është bërë nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, ndërsa materialet proceduriale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.
Rreth një vit më parë Xhymerti është arrestuar bashkë me Nën/Komisar Marjon Hasanbasha, 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier dhe Nën/Komisar Erjon Muhaj, 34 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier.