18 mln euro detyrime, qeveria s’ka shlyer gjyqet e humbura në Strasburg

0
119
blank
Gjigandi

Qeveria ka grumbulluar 18 milionë euro detyrime të pashlyera për gjyqet e humbura në strasburg përgjatë periudhës 2015-2019.

Të dhënat janë bërë publike nga një aduit i kontrollit të lartë të shtetit mbi avokaturën e shtetit.

Sipas KLSH, deri në fund të vitit të kaluar evidentohen 4 vendime të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut ende të pa ekzekutuara, të cilat kanë një faturë totale prej gati 18 milionë euro.

Pjesa dërrmuese e kësaj fature i përket vetëm një vendimi. Është ai i gjyqit Xhuvi Sharxhi dhe të tjerë kundër Shqipërisë për prishjen e pallatit tek uji i ftohtë në Vlorë, ku rezultonte pronar edhe vjehërri I kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha.

Për prishjen e këtij pallati qeveria shqiptare u dënua me vendim të formës së prerë për 13.4 milionë euro nga gjykata e Strasburgut. Sipas KLSH kjo faturë ende nuk është paguar nga buxheti i shtetit.

Veç gjyqit për prishjen e pallatit tek uji i ftohtë në Vlorë, qeveria është dënuar edhe për tre çështje të tjera nga Strasburgu. Këto tre gjyqe kanë një faturë totale prej 5 milionë euro dhe ende nuk janë shlyer nga buxheti I shtetit.
KLSH i ka kërkuar qeverisë që të respektojë vendimet e gjykatës së Strasburgut, pasi në të kundërt fatura e tyre për buxhetin mund të rritet më tej për shkak të interesave.

Sipas departamentit të shtetit gjatë viteve të fundit Shqipëria ka humbur mbi 50 milionë euro nga dënimet në gjykatën e Strabsurgut dhe pjesa dërrmuese e kësaj fature lidhet me vendimet për pronat./tch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu