18 fëmijë humbën jetën nga shurupi i kollës i prodhuar në Indi

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit njoftoi sot se të paktën 18 fëmijë kanë vdekur pasi konsumuan shurup mjekësor të prodhuar nga kompania farmaceutike indiane Marion Biotech Pvt Ltd.

Në një deklaratë nga ministria e Uzbekistanit, thuhet se 18 nga 21 fëmijët që u trajtuan për një sëmundje të frymëmarrjes me shurupin indian Doc-1 Max, vdiqën pas trajtimit, raporton Reuters.

Ky shurup shitet përmes faqes së internetit të Marion Biotech Pvt Ltd., si një mjet medicinal për trajtimin e simptomave të ftohjes dhe gripit.

Shurupi Doc-1 Max përmban etilen glikol, të cilin ministria e shpalli një substancë toksike.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu