Kaliforni, 6 viktima nga përplasje me armë e grupeve të drogës, mes tyre një foshnje

0
Gjigandi

Një nënë 17 vjeçare dhe foshnja e saj 6 muajshe janë mes 6 viktimave që shkaktoi masakra mëngjesin e sotëmnë Kaliforni, si pasojë e të shtënave me armë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një përplasje të armatosur mes dy grupeve rivale të shpërndarjes së drogës.

Policia është vënë në ndjekje të dy personave, të cilët dyshohet se hynë në një rezidencë në Goshen dhe hapën zjarr ndaj personave të pranishëm brenda saj.

Kur efektivët shkuan në vendngjarje gjetën dy trupa të pajetë në oborr, një në verandë dhe tre të tjerë brenda rezidencës.

Aktualisht zona është rrethuar me forca të shumta të policie të cilat po kontrollojnë për kapjen e autorëve të këtij krimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu