16 tetor/Sot përkujtohet 114 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha

0
Gjigandi

Kjo e dielë, 186 tetor përkon me ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha. Hoxha ka lindur më 16 tetor 1908 dhe sot përkujtohet 114 vjetori i tij.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 35 vite nga vdekja e tij, Enver Hoxha vazhdon të jetë një personazh enigmatik.

Enver Hoxha ngriti një nga diktaturat më brutale në Shqipëri. Fakti më rrëqethës është se gjatë regjimit të tij janë ekzekutuar 6 027 njerëz, janë burgosur 17 650 dhe janë internuar mbi 20 mijë persona. Gjatë periudhës që ai drejtoi shtetin shqiptar janë vrarë 10 ministra, janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar 20 gjeneralë të ushtrisë shqiptare. Si dhe nga krijimi i Partisë Komuniste në vitin 1941 e deri në vitin 1985, 41 drejtues të kësaj partie janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar.

Abc24.al sjell në vëmendjen tuaj disa fakte rreth jetës së Enver Hoxhës:

  • Enver Hoxha vdiq në 11 prill 1985.2. Sipas raportit të mjekëve, Hoxha vdiq si pasojë e një ataku në zemër dhe pësoi gjendje koma që në datën 9 prill. Pas dy ditësh atij nuk i funksionoi asnjë organ jetësor duke i sjellë vdekjen.
  • Familja e Hoxhës ishte pronare tokash në Gjirokastër dhe në zonën e Dropullit. Ata ishin të besimit islam dhe i përkisnin sektit bektashinj.
  • Në vitin 1930 Hoxha përfundoi Liceun Francez në qytetin e Korçës me rezultate të larta. Sipas dëshmive, ai ishte nxënës me sjellje të shkëlqyer.
  • Qeveria shqiptare e Ahmet Zogut i dha në vitin 1931 një bursë studimi në universitetin e Montepeljes në Francë, të cilën ai e la përgjysmë. Në Francë shkroi disa artikuj në gazetën “L’Humanite” me pseudonimin Lulo Malësori, ku denonconte qeverinë e Zogut.
  • Diktatori komunist ka jetuar për gati pesë vjet në disa shtete perëndimore. Por më shumë ai ka jetuar në Francë dhe Belgjikë. Ai shkoi në Bruksel dhe filloi punë atje si sekretar privat i konsullit të Shqipërisë. Sipas biografisë komuniste për shkak të veprimtarisë antizogiste ai shkarkohet nga puna.
  • Në vitin 1936 kthehet në Shqipëri dhe fillon punë si profesor i frëngjishtes në Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit, në vitin 1939 pushohet nga puna se nuk pranoi të regjistrohej në Partinë Fashiste.
  • Plot 40 vjet jetoi Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut. Ai u vendos aty në vitin 1945, në një vilë së bashku me Koçi Xoxen, por shumë shpejt lëvizi në një tjetër vilë. Ish-diktatori komunist kishte shtëpi pushimi pothuajse në të gjitha qytetet më të rëndësishme të vendit. Por dy vendet që ai preferonte më shumë të kalonte pushimet ishte Driloni në Pogradec dhe Vlora.
  • Enver Hoxha ka udhëtuar rrallë me mjetet e transportit ajror. Me avion, Hoxha ka udhëtuar drejt Moskës dhe Pekinit, kurse me helikopter vetëm disa herë brenda Shqipërisë. Mungesa e udhëtimeve vinte edhe si shkak i izolimit të Shqipërisë nga bota.
  • Hoxha e niste ditën duke lexuar të gjitha gazetat. Çdo mëngjes atij i linin mbi tavolinë të gjitha gazetat e vendit, madje edhe ato lokale. Ndërkohë që ai lexonte edhe shtypin ndërkombëtar, veçanërisht prestigjiozen franceze “Le Monde”.
  • Është i vërtetuar fakti se udhëheqësi komunist ka lëvizur me sozi gjatë vizitave që ai bënte në qytete të ndryshme të vendit. Hoxha ka pasur katër sozi. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e “Dajtit”, në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e “sigurimit të Udhëheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit të afërt.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu