Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skënderaj me Kompaninë R&R.
Nënshkrimi i këtyre kontratave, sipas të cilave nxënësit do të paguhen nga Kompania deri në mbarim të shkollimit të tyre, vjen pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes MAShTI dhe Fondacionit “Besa” nga Gjermania për implementimin e sistemit dual të arsimit sipas modelit gjerman.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratave bëhen sot në Qendrën e Kompetencës në Skënderaj.
Vijon.