111 vjetori i Policisë së Shtetit/ Ceremoni e veçantë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë!

0
Gjigandi

Policia e Shtetit e cila është krijuar më 1991, feston sot 111 vjetorin. Në këtë ditë të veçanët për institucionin që mbron rendin publik, drejtori i policisë rrugore Tiranë, Besmir Qibini, ka respektuar uniformat blu duke mbledhur në komisariat, përveç efektiveve të policise rrugore, edhe drejtues të policisë së Shtetit. Mes të pranishmëve ishte, drejtori i policisë bashkiake Ermal Kapllani, prefekti i Tiranes Aldrin Dalipi si edhe nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi.

Po ashtu në këtë ditë feste, një prej punonjësve Anxhelina Bregu është nderuar me certefikatë për shërbime të Dalluara.

 

“Festa e 111 vjetorit të Policisë së Shtetit e gjen Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë më profesionale, më të bashkuar e bashkëpunuese brenda saj dhe me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake! Në këtë ditë feste punonjësja jonë Anxhelina Bregu u nderua me Çertifikatë për Shërbime të Dalluara si punonjësja e qarkullimit rrugor që ka konstatuar numrin më të madh të rasteve të korrupsionit aktiv. Të gjithë së bashku për një Shqipëri sa më të sigurt dhe të suksesshme! Gëzuar!”, njofton policia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu