11 tetori- Dita Ndërkombëtare e Vajzës

0
Gjigandi

11 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Vajzave: një inciative e filluar nga Kombet e Bashkuara për të mbështetur dhe fuqizuar vajzat e reja anembanë globit.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Vajza njeh rëndësinë, fuqinë dhe potencialin e vajzave adoleshente duke inkurajuar hapjen e më shumë mundësive për to. Në të njëjtën kohë, kjo ditë është caktuar për të eliminuar sfidat me bazë gjinore me të cilat përballen vajzat e vogla në mbarë botën, duke përfshirë martesat e fëmijëve, mundësitë e dobëta të të mësuarit, dhunën dhe diskriminimin.

Kjo ditë synon të festojë fatin e vajzave në krahasim me rolin e djemve në shumë kultura, ku mashkulli ka akses më të mirë në arsim dhe mundësi për shkak të të qenit mashkull. Një në katër vajza është e papunë, e paarsimuar ose e patrajnuar në krahasim me një në çdo dhjetë djem, dhe këto janë të dhëna statistikore në mbarë botën.

Edhe pse kemi arritur një pikë që e njohim këtë ditë si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ende duhet bërë shumë për të përmirësuar jetën e vajzave.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu