Ѕot nis ВBV2, рor këtë herë banorët nuk do të rrinë të gjithë në një ѕhtëpi

0
Gjigandi

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin sportiv “Pasó” ka qenë regjisori i njohur, Eduart Grishaj. Ekskluzivisht për Top Albania Radio ai ka zbuluar disa detaje dhe disa surpriza të edicionit të dytë të “Big Brother VIP 2”.

“Do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha. Unë personalisht mendoj që emrat janë akoma më të mirë sesa ishin vitin e kaluar.

Banorët kanë dy ditë që janë të mbyllur në hotele, në dhoma të ndryshme dhe nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin. Do të ketë personazhe shumë të mirë, kanë dalë disa emra por që me emrat e tjerë do habiten kur ti shikojnë. Do të jenë 14 banorë.

‘Big Brother’-i këtë vit do të zgjasë mbase si vitin e kaluar, por do shikohet. Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë edhe ambiente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen.”, tha Eduarti.

E ndërsa kemi dëgjuar e lexuar për shumë prej konkurentëve të mundshëm, po ashtu kemi parë edhe “copëza” nga shtëpia e nga studio, nuk kemi pasur asnjë informacion rreth opinionistëve të këtij sezoni, të paktën deri më tani.

RonaTyra

E nëse ju kanë pëlqyer opinionistët e edicionit të parë, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, jeni me fat, sepse burime pranë “News31” bëjnë me dije se ata do të rikthehen sërish në pozicionet e tyre, për të vazhduar aventurën televizive në këtë reality show.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu