Parlamenti Evropian po shqyrton mundësinë që t’ua ndalojë zyrtarëve të Katarit hyrjet në objektet e saj, si përgjigje ndaj skandalit të korrupsionit, më i madhi ndonjëherë në historinë e këtij institucioni.
Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsolsa, ka thënë se liderët e lartë të Asamblesë do të diskutojnë një ndalesë të mundshme dhe se një paketë “reforme e gjerë” do të zbatohej në përgjigje të një hetimi të policisë belge, që ka çuar në ngritjen e akuzave ndaj katër zyrtarëve, për pastrim parash dhe korrupsion, përfshirë këtu një zëvendëskryetare greke të Parlamentit, raportoi The Guardian të enjten.
E pyetur nëse do t’i ndalonte përfaqësuesit e Katarit ose zyrtarët e tjerë qeveritarë të implikuar në skandal, Metsola ka thënë se kjo është një pyetje të cilën do ta bëjë menjëherë në konferencën e presidentëve, duke iu referuar organit të lartë drejtues të Parlamentit.
Katari e ka mohuar çdo keqbërje në lidhje me hetimet, përmes të cilave policia belge ka sekuestruar afërsisht 1,5 milionë euro në formë kesh nga disa prona në Bruksel.
a.m/dita