Zyrtarët rusë dhe ukrainas bisedojnë në Turqi, takojnë dhe Erdogan. Ja për çfarë u ra dakord

0
Gjigandi

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut dhe homologu i saj ukrainas u takuan sot në kryeqytetin turk, Ankara për bisedime.

Tatiana Moskalkova e Rusisë dhe Dmytro Lubinets i Ukrainës zhvilluan takimin e tyre në një hotel në Ankara, teksa atje zhvillohej një konferencë ndërkombëtare.

Gjatë bisedimeve, të cilat zgjatën 40 minuta, dyshja ranë dakord për shkëmbimin e 40 të burgosurve të luftës, por më shumë detaje mbi diskutimin nuk kanë dalë ende.

Më herët, zonja Moskalkova tha në aplikacionin e mesazheve Telegram, që të dy diskutuan për ofrimin e ndihmës humanitare për qytetarët e të dy vendeve.

Mësohet se dyshja do të vizitojë më vonë pallatin presidencial turk, ku Presidenti Recep Tayyip Erdogan është planifikuar të mbajë një fjalim për konferencën.

RonaTyra

Ky takim mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas është i rrallë, pasi që nga nisja e luftës, të dy vendet i kanë ndërprerë marrëdhëniet mes tyre.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu