Një rrobaqepësi në Rrëshen u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte. Fillimisht u raportua se zjarri ka rënë aksidentalisht, për shkak të një shkëndije elektrike. Mirrëpo, pas hetimeve të shumta, policia zbuloi se zjarri është vënë nga një 40-vjeçare, e cila vuante nga problemet mendore.
Si pasojë, 40-vjeçarja po procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.
Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
a.c./dita