Zjarri në lokalin në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, ja nga kush u porosit

0
Gjigandi

Një 29-vjeçar i identifikuar me emrin Klizjan Bajrami është arrestuar sot nga Policia e Tiranës.

Bajarmi në datën 12 tetor tentoi të digjte lokalin ‘Urgjenca Club’ që ndodhet në kryeqytet, në afërsi të stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Zjarri u vendos në tarracën e lokalit, ku u dogjën panelet diellore dhe disa materiale të tjera, por rrezikonte të përhapej më tej.

Arrestimi i tij është bërë, përmes pamjeve filmike të sekustruara nga policia në lokal.

Nga hetimet, rezultoi se ai u porosit dhe u pagua me 20 mijë lekë të reja, nga 24-vjeçari Reidi Balla për zjarrin në lokal dhe shkak dyshohet se është bërë një konflikt me pronarët.

RonaTyra

Balla është i njohur më herët nga policia, i plagosur në zonën e Komunës së Parisit në tetor 2021, i shpallur tashmë në kërkim nga Policia.

Njoftim i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Fire”.

Hodhi lëndë djegëse në tarracën e një lokali dhe si pasojë u dogjën panalet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit, identifikohet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies.

Shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i cili kishte paguar autorin e zjarrvënies, për të djegur lokalin.

Sekuestrohen veshje të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata”, kishte rënë zjarr, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fire”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi K. B., 29 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi K. B., më datë 12.10.2023, ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, dhe si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është paguar nga shtetasi R. B., me shumën 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Punohet për kapjen e shtetasit R. B., si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu