Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një pallat pranë Lionit të Francës.
Policia franceze bëri të ditur në orën 06:30 se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin, raporton BBC.
Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona kanë mbetur në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta. Ata thanë se 170 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje në orën 03:25 (02:25 GMT) dhe kishin shuar zjarrin.
Një kordon sigurie është ngritur në vendin e zjarrit. Puna për shuarjen e zjarrit dhe për nxjerrjen e personave nga godina, ende vijon.
j.l./ dita