Zhaklin Lekatari dhe Dalina Buzi janë ironizuar në mediat sociale dhe në plan të parë duket se arsye është bërë “Big Brother VIP”.
Ishte opinionistja aktuale e formatit ajo e cila komentoi në mediat sociale në një video ku Dalina komentonte dinamikat në reality-show.
“Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”. S’më pëlqejnë thashethemet”.-shkruan ajo pasi e kanë etiketuar në postim. Ajo ka marrë një përgjigje edhe nga Dalina, e cila në reagimin e saj ironizon se Zhaklina është e shqetësuar pse ajo komenton formatin.
“Nuk dua të bëhem opinioniste në BBVIP, nuk e kam kërkuar kurrë. Biseda për këtë gjë në jetën time ka nisur që në BB4. Dhe ja ku jam shumë e lumtur me gallat në mediat sociale. Nëse do mungojë ndonjë do e zëvendësoj me kënaqësi nuk më kërkohet, nëse kam mundësi. Por vetëm kaq. Kështu mund të qetësohet çdokush që është i interesuar apo i prekur drejtpërdrejt nga përfshirja ime sociale.”-shprehet Dalina.
Kjo nuk është hera e parë që Zhaku dhe Dalina përplasen në mediat sociale. Disa muaj më parë ato debatuan mbi një deklaratë të Fifit për virgjërinë, e më pas debati agravoi në “Goca dhe Gra” ku Zhaklina ishte e ftuar.