Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur një fushatë për promovimin e arsimit profesional me motivacionin “Zgjidh zanatin”.
Nga shkolla profesionale “Hysen Çela” në Durrës, ministrja Ogerta Manastirli, tha se qëllimi i këtyre takimeve është fuqizimi i bërthamave të këshillimit të karrierës në shkolla dhe promovimin e arsimit profesional.
“Duke filluar që këtë vit në kurrikulat e klasës së 6-të do të jetë dhe orientimi i karrierës për të vijuar dhe në klasat e 7-ta dhe të 8-ta. Është shumë e rëndësishme që t’i orientojmë nxënësit drejt profesioneve”, tha Manastirliu duke theksuar rëndësinë që ka në orientimin e të rinjve drejt zanatit trinomi prindër-nxënës-mësues.
Ministrja vizitoi më pas mjediset e shkollës dhe zhvilloi bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle, duke treguar edhe përvojën e tyre si modele të arsimit profesional.
“Ju që jeni në arsimin profesional e keni të ardhmen e fortë dhe ne duhet ta stimulojmë pjesëmarrjen në arsimin profesional”, tha Manastirliu.
p.k\dita