Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, 1.2 mld euro për investimet

0
Gjigandi

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua këtë të shtunë buxheti i planifikuar nga qeveria shqiptare për vitin 2024.

Investimet pritet të rriten në 1.2 mld euro, nga 1 mld që u caktuan këtë vit. Nga ky fond për rrugët dhe infrastrukturën në tërësi do të paguhen 452 milionë euro. Unaza e Madhe e Tiranës, aksi Elbasan-Qafë Thanë, tuneli i Llogarasë dhe zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës janë disa nga prioritetet për vitin që vjen. Pjesë e investimit do të jenë edhe hekurudhat Vorë – Hani i Hotit dhe Tiranë – Durrës, ndërsa janë në shqyrtim 5 ofertat për hartimin e studimit të fizibilitetit për linjën e re Durrës – Prishtinë.

Flobens Dilaveri, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deklaroi për Money se e rëndishme është sa do të realizohen investimet dhe jo sa ato parashikohen në buxhet.

“E rëndësishme është se sa do të realizohen investimet dhe jo sa parashikohen, sepse ne ngërç kemi realizimin e tyre. Ndërkohë, sfida më e madhe është ekonomia në tërësi. Mënyra se si do të çosh këtë para dhe si do të realizohen për të plotësuar objektivat e tyre”, tha Dilaveri.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu