PDIU me një qasje që mbështet pikërisht të rinjtë, këto zgjedhje vendore të 14 majit, prezanton në listat e këshilltarëve për 56 bashki në të gjithë vendin, zërin e tyre.
Klubit të Patriotëve të Rinj i është bashkuar sekretarja e përgjithshme, njëkohësisht edhe kryetarja e Drupit Parlamentar Drejtësi dhe Integrim, Z.Mesila Doda, si dhe drejtuesi i fondacionit Çamëria “Hasan Tahsin”, i cili kandidon për zgjedhjet vendore të 14 majit për Këshilltar në Bashkinë e Tiranës, Alket Veliu.
Nga podiumi i këtij takimi fillimisht u dëgjuan zërat e të rinjve disa prej të cilëve këtë vit janë pjesë e listave zgjedhore si këshilltarët bashkiakë të PDIU-së.
Henri Mahmuti, në krye të Klubit të Patriotëve të Rinj, citoi tre pika të rëndësishme që lidhen me vendimmarrjen e të rinjve në vend: dramën e largimit të të rinjve, angazhimin e tyre në politikë dhe mbështetjen që duhet t’i japin njëri – tjetrit.
“Unë jam një partizan i hershëm i mendimit që rinia shqiptare nuk duhet të largohet nga ky vend. Kam ndier gjithnjë nevojën të jap kontributin tim në këtë vend për të sotmen dhe për të nesërmen e brezit tim. Dhe zgjodha këtë rrugëtim timin ta nis në PDIU sepse kjo forcë politike mbart një kauzë shumë të fortë e reale që mua më përket, një kauzë ku thelbi është partiotizmi dhe atdheu është kryefjala”.
Giada Çela nga lista e këshilltarëeve në Kavajë, Sildi Koqini nga Konispoli Dario Haruni dhe Ira Vejsiu ndanë po ashtu mendimet e tyre jo vetëm në lidhje me vendimmarrjen e të rinjve në politikë, por edhe për misionin e vetë Klubit të Partiotëve të Rinj.
“Gjithmonë kam këmbëngulur të jetoj, të punoj dhe të luftoj për atdheun tim. Jemi ne të rinjtë që mund ta shpëtojmë këtë vend nga politka e vjetër. Jam e re në PDIU, por jam ndier si në një familje ku kauza i përket shpirtit. Kemi veç një atdhe”, tha Ira Vejsiu.
Takimi mori më pas formën e një bashkëbisedimi ku të rinjtë kërkuan pak nga përvoja politike e Znj. Doda, jo vetëm deputete, por duke nisur nga fillimi i rrugëtimit të saj në vendmmarrje, në lëvizjen studentore të viteve 1990-1991.
“Tani qytetarët kanë vetëm në dorë votën e tyre. Por, pas ditës së votimeve ato nuk kanë mundësi zërin e tyre si vendimmmarrje. Ndërkohë referendumet lokale i japin mundësi gjatë gjithë kohës qytetarëve të kenë zërin e tyre për çështje të cilat i takojnë qytetit të tyre. Unë besoj se referendumet janë urgjente për t’u futur si metoda të reja të marrëdhënies së politikës me qytetarin”, theksoi znj. Doda.
Ndërsa drejtuesi i fondacionit Çamëria “Hasan Tahsin”, njëkohësisht edhe kandidat për këshilltar në Bashkinë e Tiranës I ftoi të rinjtë të jenë ata vendimmarrja.“Besën shqiptarët e Çamërisë ia kanë dhënë vetëm atdheut. Dhe këtë e dëgjova unë nga të gjithë të rinjtë parafolës. Nëse të rinjtë do të ikin larg, do t’ju mungojë ajo që neve na ka munguar më shumë, atdheu. Ndaj, le të punojmë bashkë që ky vend të jetë sa më i mirë”.