Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Rama: Nuk e zgjedh Qeveria, Ambasada e SHBA jo e jo

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se është dakord me deklaratat e diplomates, e cila ndër të tjera tha që kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme “pa frikë e favore, të intensifikojë luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar“.

“Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet”, thekson Rama.

Postimi i Ramës në Twitter:

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

RonaTyra

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu