Holta Zaçaj është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
Zaçaj është anëtarja e nëntë e zgjedhur e Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se Holta Zaçaj është zgjedhur pasi mori gjashtë vota, ndërsa bëhet me dije se Zaçaj do të zëvendësojë Vitore Tushen.
Tashmë me zgjedhjen e anëtarit të ri, Gjykata Kushtetuese plotësohet më nëntë anëtarë.
j.l./ dita