Kuksiani Visart Cengu po pinte vetë i treti në lokalin “Kobra City” në periferi të Prizrenit.
Por shkak i një mosmarrëveshje që çoi deri te përleshja e më pas vrasja e tij, dyshohet ishte një faturë prej 400 euroshe, sipas mediave kosovare.
Vrasjes së 31 vjeçit e plagosjes se shokut të tij 26 vjeç i parapriu një përleshje brenda lokalit derisa, tri të shtëna ndodhën kur mysafirët ishin nisur të largoheshin me makinë. Familja e të ndjerit nga Kukësi të martën hapi dyert e mortit.
Të rinjtë kishin frikë ndjekjen nga “Kobra” ndaj besohet se evituan spitalin e Prizrenit, dhe shkuan spitalin e Kukësit, pa u vënë re se janë të plagosur as në kufirin e Morinës.
Me rastin po merret policia kosovare, që ndaloi për 48 orë 6 persona. Hoxha, po ngarkohet për gjuajtje me armën që akoma nuk u gjet, ashtu si pamjet e kamerave për të cilat po hetohen punëtorët për dëmtim të provave.
Deri në sqarimin e rrethanave inspektorati mbylli lokalin ku ndodhi rasti. Kufoma e viktimës ndodhet në morg, dhe do t`i dorëzohet familjes pas mbarimit të procedurave.
a.m/dita